Biblioteka i ka kushtuar një kujdes të veçantë vendosjes dhe zhvillimit të marrëdhënieve me kolegë të vendeve të ndryshme, sidomos ata italian.
 
Në vitin 2004-2007, jemi të përfshirë në projektet "Interreg IIIA Italia-Albania",titulluar: "Promovimi dhe zhvillimi i modeleve të reja të bashkëpunimit ndërmjet Bibliotekave dhe Qëndrave të Dokumentimit". Projekti u zhvillua me pjësmarrjen e bibliotekave të rajonit të Pulias, Këshillit Rajonal të bibliotekës "Teca del Mediterraneo", si dhe disa bibliotekave shqiptare. Përmes këtij projekti janë realizuar publikimi i buletineve tematikë dygjuhësh; aktivizimi i "grupeve të diskutimit"; ngritja pranë bibliotekave të sporteleve "Infopoint Europa"; shpërndarja e çmimit "Best Practice" për drejtorët dhe bibliotekarët që sollën të reja në fushën e bibliotekave; takime dhe veprimtari të ndryshme në biblotekat italiane dhe shqiptare me temë: "New Public Management", etj. (për më tepër shiko: brc.puglia.it )
 
Në vitin 2007-2008 kemi marrë pjesë në projektin "Hadriaticum" të Qëndrës Shkencore së Studimeve së Zonës Adriatike dhe, komunës së Gulianovës (Itali).
 
Gjithashtu biblioteka ka qëne pjesë e projektit AccessIT në vitin 2011-2013. Në projekt u përfshinë bibliotekat kombetare, universitare  dhe publike të vendeve të ndryshme të Ballkanit, si: Bosnje Hercegovines, Grecise, Kroacise, Polonise, Serbise, Turqise, biblioteka "Marin Barleti" si dhe ajo e Universitetit te Shkodres. Qëllimi i projektit ishte zhvillimi i bibliotekave digjitale dhe krijimi i rrjeteve të përbashkëta  digjitale. Projekti synonte të plotësoheshin kushtet teknike për integrimin  e bibliotekave pjesmarrëse në rrjetin ndërkombëtar Europeana. Rëndësi ju kushtua dhe plotësimit të metadatave.