Biblioteka "Marin Barleti", ka rreth 250 mijë libra me rreth 71.924 tituj ( libra, periodikë, harta, atlase, CD. dhe materiale të tjera)

Ajo ka një serë koleksionesh që e bëjnë këtë bibliotekë nga më të pasurat e Shqipërisë.

Antikuariati është i formuar kryesisht nga pasuritë e bibliotekave të enteve fetare, shoqërive dhe të personave privatë.
Përmban inkunabula, enciklopedi,  fjalorë etj. që sipas disa shënimeve nuk gjënden as në bibliotekat e Tiranës. Në këtë koleksion ndodhen edhe libra të shek.XVI-XIX që trajtojnë kryesisht probleme fetare (teologji dogmatike dhe morale), të drejtën kanonike, apologjetikë, elokuencë, gjuhësi, histori, gjeografi, etj. Zënë vend në këtë, fond edhe mjaft tekste mësimore, sidomos metoda për mësimin e gjuhëve të huaja.