Në datë 18 prill në mjediset e bibliotekës, në kuadër të festimeve të 100-vjetorit të Bibliotekës së Komisis Letrare (16 prill 1917), e njohur si "Bibliotheka popullore e Shqipnis".
U hap ekspozita e librit: "Botimet shqipe nga shekulli i XIX deri në vitin 1917". Në këtë ekspozitë sipas renditjes kronilogjike u ekspozuan 130 njësi bibliotekare që i përkisnin fillimeve të shekullit XIX deri në vitin 1917, botimet e ekspozuara ishin të gjithë libra shqip, të botuar në shtypshkronja të kolonive shqiptare. Si dhe botime të shtypshkronjave të Shkodrës "Zoja e Paperlyeme", "Nikaj", "Françeskane"etj.