Në këtë katolog janë përfshirë të gjitha gazetat, revistat dhe kalendarët e botuar para vitit 1944, dhe që ruhen në koleksionin e Albanologjisë, pranë bibliotekës.

Përshkrimi është bërë duke u bazuar në renditjen alfabetike. Të dhënat janë bazuar në titullin e periodikut, përgjegjësin e botimit, vendin dhe vitin ku dhe kur është botuar, numrin dhe llojin e periodikut.     

Kur titullin e paraprin një yllëz(*), d.m.th. se koleksioni është i plotë, ndërsa dy yllëza(**) tregojnë se koleksionit i mungon ndonjë numër, por megjithatë mund të mbahet si i plotë.

Të dhënat e katalogut janë të bazuara në punimin “Bibliografia retrospektive e shtypit shqiptar e mbi Shqipërinë”, përgatitur nga Palokë Daka dhe të botuara në revistën “Studime historike” nga nr. 3/1971 deri tek nr. 1/1974.     

Informacioni i dhënë në këtë katalog do të shërbejë për një njohje më të mirë të koleksionit të periodikut që ndollet pranë kësaj biblioteke. Shpresoj që katalogu të jetë orientues në punën hulumtuese të studiuesve të ndryshëm.