Eshtë një ndër më të pasurit e vendit. Përmban një sërë librash të autorëve më të shquar shqiptarë dhe të huaj që nga shekulli i XVI e deri në ditët tona.Në fond librat janë të ndarë në dy grupe:
  • kontribute të autorëve të huaj dhe shqiptarë në gjuhët perëndimore, orientale dhe lindore,
  • trajtesat ne gjuhën shqipe.
Në këtë fond gjënden veprat e Barletit, Buzukut, Bogdanit , Bardhit, Merulës, Biemit, Farlati-Coleti, Thalloczy-Jericek-Sufflay , Hahn, De Martino, Monzour; kronika, letra dhe relacione të mjaft njerëzve diturakë që shkelën vendin tonë.

Në pjesën e fondit shqip një vend të rëndësishëm zënë sidomos veprat e autorëve të veriut dhe të arbëreshëve. Mes librave ndodhet edhe "Gjella e Shën Marisë" (1762), e Jul Varibobës, libër unikal. Vend të rëndësishën zënë edhe përkthimet.

Në këtë fond ndodhen disa nga koleksionet e gazetave dhe revistave shqiptare në gjuhët shqipe dhe të huaj. Bazuar në titujt dhe periodicitetin e gazetave dhe revistave që gjënden, pa dyshim këtë koleksion mund ta cilësojmë si të rrallë për bibliotekat shqiptare.