Biblioteka publike "Marin Barleti", si qendër studimore-informative në rang lokal krijon të gjitha lehtësirat për qytetarët e Shkodrës drejt njohjes dhe informacionit. Kureshtjen e tyre lexuesit mundë ta shuajnë duke iu drejtuar vetë rafteve të librave, përmesë katalogëve apo edhe duke kërkuar ndihmën e punonjësve. Lexuesi, bibliotekën mund ta përdorë për qëllime të ndryshme si: studime individuale apo kolektive; lexime për t\'u shlodhur, si: gazeta, revista, navigim në internet, dëgjimin e një CD, lexime për fëmijë, etj. Mund të vihet në bibliotekë për një studim shkollor, për të marrë në huazim një roman, për të studiuar një gjuhë të huaj, por edhe për të gjetur një ligj apo edhe një informacion, për të punuar në kompiuter, për të parë fondet e saj në kuadër të një shëtitjeje turistike, dhe për sa e sa arsye të tjera. Biblioteka mirëpret edhe njerëzit me aftësi të kufizuara. Nëse nuk je akoma anëtar i bibliotekës është koha tani të bëhesh. Mjafton për këtë një dokument identifikimi personal, adresa e saktë e banimit,e punës apo e shkollës dhe menjëherë je i mirëseardhur në komunitetin e gjërë të lexuesve të bibliotekës sonë. Shtimi i anëtarëve të rinj do të shoqërohet me kartelën e antarësimit.