ORARI
Çdo ditë nga e Hëna të Shtunëora 8 00- 17 00.
Pushim ditën e Dielë dhe ditë festash zyrtare.


Anëtarësimi
Anëtar i bibliotekës mund të bëhet çdo banor i Qarkut të Shkodrës.
Për të qenë anëtar i bibliotekës sonë nevojiten këto dokumente:
Çertifikatë apo çdo lloj dokumenti tjetër identifikues i fotokopjuar.
Vertetim nga shkolla për nxënësit e studentët; qëndra e punës për të punësuarit në sektorin shtetëror dhe privat, si dhe vertetim nga Rajoni apo Komuna për të pa punësuarit dhe pensionistët.
Çdo anëtar i bibliotekës mbi bazën e dokumentave merr kartën e antarësisë, njihet dhe nënshkruan rregulloren e përcaktuar nga drejtoria e bibliotekës për trajtimin e librit.
Antarësimi në bibliotekë është deri më tani falas dhe vjetor.



Sallat e leximit

Biblioteka ka në dizpozicion të lexuesve 6 salla me rreth 130 vendqëndrime. Sallat kanë hapësira të nevojshme studimi, janë të ndriçuara mirë dhe kanë sisteme klimatizimi. Nga sallat që ka biblioteka më e madhja ndodhet në katin e dytë me 50 vende.

Libërlidhja
I kushtohet një kujdes i veçante mirëmbajtjes dhe riparimit të librave, aq me tepër në kushtet e bibliotekës sonë ku mungon ajrosia e fondeve dhe shpesh librat dëmtohen nga mikroorganizma por edhe nga faktorët klimatikë. Në bibliotekë ekziston një repart për riparimim e librave dhe lidhjen e periodikëve.

Në salle
Salla e madhe përdoret thjesht për studim të materialeve të tërhequra në sportelet e bibliotekës, apo edhe për materiale të sjella nga lexuesit. Në sallat tjera me fonde të hapura, ( fondi i fëmijëve, librat në gjuhë të huaj, fondi i hapur për lexuesit e rritur ) vetëshërbehet. Lexuesi gjen materialet sipas interesave personale. Pas konsultimeve apo edhe studimit të materialeve të kërkuara, lexuesi duhet të lerë librin në tavolinën ku punon. Vendosja e librave në rafte bëhet sipas një sistemi vendosjeje që njehet vetëm punonjësia e sallës. Librat e këtyre sallave nuk lejohen të dalin jashtë sallave. Në sallën e periodikut shërbehet vetëm me shtypin koherent. Për çdo lloj shtypi tjetër bëhet kërkesa tek punonjësia e sallës. Salla e periodikut eshte njëkohësisht edhe sallë e konsultimit bibliografik.

Huazimi
Biblioteka i ka krijuar lexuesve mundesinë e huazimit të librave. Huazohen librat që ndodhen në Fondin Shqip, Fondin e Huaj dhe në fondin e Fëmijëve. Nuk lejohet të huazohen librat e periodikët e antikuariatit që ka biblioteka.

Librat huazohen deri në 15 (pesëmbëdhjetë) ditë me të drejtë shtyrje edhe për më tepër nëse shikohet e domosdoshme. Huazimi i librave bëhet në bazë të një marrëveshjeje që biblioteka vendos me lexuesin.