Henrik Lacaj u lind me 11 Shkurt 1909 dhe vdiq me 12 Mars 1991. Ai ishte humanist, studiues dhe përkthyes. Lacaj ka qenë autor tekstesh shkollore, shfaqjesh teatrale, hartues fjalorësh gjithashtu. Një ndër kontributet e tij më të mëdha mbetet përkthimi në shqipe i disa prej kryeveprave të letërsisë botërore, kryesisht nga gjuha latine dhe greke.
Nga kontributi i tij në përkthim mund të përmendim Eneidën dhe Bukoliket e Virgjilit, Lirika e Greqisë Antike: Antologjia e poezisë greke, Zogjtë e Aristofanit, Rrethimi i Shkodrës i Marin Barletit, De Rerum Natura e Lukrecit, Epigramet e Katulit etj.