25 Prill 2024
"Me lexue Zorben", titullohej Mbasditja Poetike e mbajtur dje ne ambientet e Bibliotekes Publike "Marin Barleti". Ky aktivitet u zhvillua ne kuadrin e 104 vjetorit te lindjes se autorit dhe Dites Boterore te Librit dhe e te drejtes se Autorit. Poezia e Zef Zorbes u percoll per te pranishmit nga aktoret e Teatrit "Migjeni" dhe u moderua nga poetja Arjola Zadrima. Lidhur me autorin dhe me aspektin studimor rreth vepres se Zorbes folen shkrimtari dhe studiuesi Xhahid Bushati si dhe njera nga te bijat e Zorbes.
23 Prill 2024
Ne kuadrin e Dites Boterore te Librit dhe e te Drejtes se Autorit, Biblioteka Publike "Marin Barleti" ka organizuar nje seri bisedash me nxenes kryesisht maturante te disa prej shkollave te arsimit te mesem te larte ne qytet. Tema e ketyre bisedave ka qene diskutimi rreth vepres poetike te poetit, shkrimtarit, dramaturgut dhe studiuesit Martin Camaj. Kjo seri bisedash ka si qellim t`u vije ne ndihme nxenesve duke ofruar nje njohje dhe analize me te thelle te vepres poetike te Camajt, nepermjet celesash te ndryshem leximi.
12 Prill 2024
Ne kuader te binjakezimit, Rotary Club i Shkodres dhe Rotary Club i Kotorit i dhuron Bibliotekes Publike "Marin Barleti" nje kend aktiviteti per femije. Ky kend ka si qellim te beje te mundur frekuentimin e bibliotekes nga femijet nga mosha 3-7 vjec, shoqeruar nga prinderit dhe te afermit, duke promovuar afrimin e femijeve me librin dhe metodat bashkekohore te edukimit alternativ. Kjo dhurate u perurua sot, ne prani te perfaqesuesve te Rotary Club Shkoder dhe nje grupi femijesh te kopshtit "Borebardha" si dhe femijeve te tjere te qytetit, dashamires te librit, te cilet moren pjese se bashku ne lexime ne grup. Shpresojme qe kjo iniciative te zgjoje interes dhe te mbeshtetet edhe nga grupe te tjera interesi apo institucione te ndryshme. Biblioteka Publike "Marin Barleti" falenderon Rotary Club Shkoder dhe Rotary Club Kotor per dhuraten e dedikuar femijeve te qytetit te Shkodres. Rotary Club Shkoder dhe Rotary Club Kotor afrojne edhe me shume femijet e qytetit te Shkodres me Biblioteken Publike "Marin Barleti"!
1 Mars 2024
Revista "Shejzat" ne bashkepunim me Biblioteken Publike "Marin Barleti" organizuan pasditen e sotme ne ambientet e saj, promovimin e librit "Kryengritja Shqiptare Lufta turko - malazeze 3 shtator 1912 - 15 maj 1913" te autorit Ernesto Cozzi. Ne kete takim referuan; Prof. Ardian Ndreca, Dr. Marsel Nilaj si dhe pershendeti arkitektja Eltjana Shkreli. Aktiviteti u moderua nga znj. Miranda Mazi.
14 shkurt 2024
Diten e merkure, me 14 shkurt, ne ambientet e Bibliotekes Publike "Marin Barleti", u zhvillua nje takim me nxenesit e gjimnazeve "28 Nentori" dhe "Oso Koka", ku e ftuar ishte aktorja e mirenjohur Merita Smaja. Takimi me teme : "Letersia asht dashni" mori shkas nga dita nderkombetare kushtuar dashurise dhe synonte te percillte te te rinjte rendesine e artit te fjales, letersise, si menyra me e arrire e shfaqjes se unit njerezor. Nxenesit lexuan dhe interpretuan pjese te shkeputura nga libra te autoreve te ndryshem shqiptare dhe te huaj. Ata shprehen lirshem mendimet e tyre rreth ndjenjes se dashurise, si nje koncept universal dhe i pakohe. Interpretimi i shkelqyer i aktores shkodrane dhe rrefimi personal do te mbetet gjate ne kujtesen e te rinjve, te cilet e vlersuan tej mase ate. Takimi i dites se merkure, shenjoi fillesen ne vazhden e te tjera takimeve me tema te ndryshme qe do te organizohen ne javet ne vazhdim. Ky takim u moderua nga punonjesja e bibliotekes Blerta Sinani. Biblioteka Publike "Marin Barleti" falenderon per bashkepunimin e vyer drejtoren e Zyres Vendore Arsimore dega Shkoder, znj. Brisela Kadija, drejtoren e shkolles "28 Nentori", znj. Albana Bushati, drejtoren e shkolles "Oso Kuka", znj. Teuta Coku si dhe aktoren e mirenjohur znj. Merita Smaja.
03 shkurt 2024
Ne Biblioteken Publike "Marin Barleti" u prezantua libri i autores Fatbardha Saraei Mulleti "Dhimbje 5". Mendime lidhur me librin dhane ish-drejtuesi i bibliotekes dhe studiuesi Gjovalin Cuni, mesuesja e letersise Miranda Mazi si dhe vete autorja, e cila vazhdon te shkruaje per jeten e veshtire ne kampet e internimit. Pershendeten gjithashtu edhe miq te Saracit te cilet ndane kujtimet e tyre me te pranishmit.
27 Janar 2024
Gjate dites se sotme Biblioteka Publike "Marin Barleti" mirepriti autoren Neda Balluku e cila paraqiti para lexuesit te qytetit sproven e saj publicistike me titull "Te parat". Mendime lidhur me librin dhane shkrimtari dhe studiuesi Xhahid Bushati, poetja dhe gazetarja Arjola Zadrima si dhe te ftuarit e pranishem ne kete aktivitet, te cilet gjithashtu lexuan fragmente nga libri "Te parat".
24 Janar 2024
Gjate dites se sotme, ne ambientet e Bibliotekes Publike "Marin Barleti" Shkoder u organizua promovimi i librit: "Rrugetimi im", i piktorit Pashk Pervathi. Fjalen pershendetese e mbajti pergjegjesja e bibliotekes, znj. Ledia Dushi. Irena Toci, si perfaqesuese e Shtepise Botuese "Toena", shprehu medimet dhe vleresimet e saj mbi librin. Gjithashtu fjalen e rastit e mbajti edhe studiuesi Frano Kulli, si mik i Pervathit, si dhe vete autori, i cili tregoi meme detaje historine dhe shtysat qe e cuan drejt ideimit, shkrimit dhe botimit te ketij libri biografik. Gjithashtu pershendete«n edhe miq e dashamire te piktorit Pashk Pervathi, te cilet shprehen emocionet dhe kujtimet e tyre.
11 Janar 2024
Ne ambientet e Bibliotekes Publike "Marin Barleti", Shkoder u zhvillua biseda me shkrimtarin e ri, Suad Arrilla rreth librit te tij, "Zanafilla". Ne prani te pjesemarresve trajtesa e librit ngjalli kuriozitet, sidomos te te rinjte, te cilet biseden e kthyen ne nje panel te gjere diskutimi!
08 Janar 2024
Diten e hene ne ambientet e Bibliotekes Publike "Marin Barleti", u organizua promovimi i librit: "Memorie dhe Traume: Kujtesa e luftes 1998-99 ne Letersine Shqipe ne Kosove" , te autores nga Kosova Blerina Rogova Goxha.
01 qershor 2021
Falenderojme vogelushet e kopshtit "Ismail Qemali", qe pranuan ftesen per te festuar 1 Qershorit ne ambientet e bibliotekes publike te qyteti, duke krijuar atmosfere festive me performancen e tyre.
06 Mars 2021
Ne kuadrin e aktiviteteve per 8 Marsin qe organizon Bashkia Shkoder, ne mjediset e Bibliotekes Publike "Marin Barleti" u zhvillua veprimtaria e prezantimit te librit "Buke e kripe e zemer", i autores Elektra Capaliku.
30 dhjetor 2020
Ekspozite virtuale: Libra dhe doreshkrime te Ate Gjergj Fishtes ne fondet e bibliotekes "Marin Barleti".
30 dhjetor 2020
Libra dhe doreshkrimet e Ate Gjergj Fishtes ne fondet e bibliotekes "Marin Barleti", vlera te cmuara te trashigimise kuklturore. Nga Maxhid Cungu.
30 dhjetor 2020
Kontributi i Ate Gjergj Fishtes ne bibliotekonomine shqiptare! Nga Prof. Gjovalin Cuni.
10 qershor 2011
Biblioteka publike e qytetit tone u themelua ne vitin 1931 ne nje lokal te thjeshte ne qender te qytetit qe nga shkodranet therritej "Milet Bahce". Fondi fillestar i librave te kesaj biblioteke u financua nga vete Bashkia e Shkodres. Librat e pare te kesaj biblioteke mbajne vulen e Bashkise se atehershme. Krijimi i kesaj biblioteke ishte fryt i nje tradite te vyer te qytetit tone, tradite e filluar qe ne mesjete, e vijuar me pas me biblioteken Bogdani, dhe ate te Myftiut te Tabakeve.